Moti sot

Shkup, 19 prill – Moti në Maqedoni do të jetë mesatarisht i vranët. Do  të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit  erë e përforcuar me drejtim verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë  prej minus dy deri në pesë, ndërsa  ajo ditore prej 13 deri në 22 gradë.

Në Shkup, mot i ngjashëm, mesatarisht i vranët. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar me drejtim verior. Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në pesë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 20 gradë.

Për fundjavë do të mbizotërojë mot stabil dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Nga e hëna deri në fund në ditës do të kemi  reshje lokale të shiut. (koha.mk)