Moti sot

Shkup, 16 prill – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në disa vende do të mbajë mot jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga një deri në nëntë gradë, ndërsa e ditës nga nëntë deri në 19-të gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, i vranët dhe me periudha me diell, si dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme. Në disa vende do të jetë jostabil në orët e paditës. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të breshërit. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie. Gjatë fundjavës do të ketë stabilizim të motit. (koha.mk)