Shkup, 11 prill – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut i përcjellë me stuhi dhe erë të përforcuar, veçmas nga pjesët veriore dhe lindore.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut e përcjellë me stuhi dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 19 gradë Celsius.
Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil, stuhisë dhe erës së përforcuar. Më shumë reshje priten të premten pasdite, gjatë natës dhe të shtunën, kur dhe do të ketë rënie të temperaturave. (koha.mk)