Shkup, 9 prill – Moti në vend do të jetë me vranësira, me reshje të shiut, të cilat vende-vende pritet të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m2), ndërsa lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjellura me bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 6 deri 16 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 9 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 13 gradë.
Në ditët në vijim do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Lokalisht proceset do të jenë më intensive, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. (koha.mk)