Shkup, 1 prill – Moti në vend do të jetë me diell dhe pak më i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej minus një deri në pesë gradë celsius, ndërsa e ditës prej 14 deri në 25 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri në 23 gradë Celsius. (koha.mk)