Shkup, 21 mars -Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të rritura dhe do të fryjë erë e matur verilindore, ndërsa temperatura ditore do të ulet për dy deri tre gradë Celsius. Në pjesët jugore do të ketë kushte për të reshura të shkurta lokale.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 17 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të rritura dhe erë të matur verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri pesë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 17 gradë.
Të premten, si dhe gjatë fundjavës do të jetë stabil, ndërsa temperatura sërish do të jetë në rritje. (koha.mk)