Shkup, 19 mars – Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për shi lokal me bubullima, veçanërisht në rajonet malore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo ditore prej 16 deri në 22 gradë.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, paradite me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në katër gradë, ndërsa ajo ditore deri në 20 gradë.
Vijon periudhë e motit kryesisht stabil, me erë mesatare veriore e cila do të shkaktojë rënie të ulët të temperaturës. (koha.mk)