Shkup, 27 shkurt -Në Maqedoni moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi lokal, ndërsa në male borë e lehtë, kryesisht në pjesët veriore. Do të fryjë erë e përforcuar veriore deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej një deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira dhe i ndryshueshëm me kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e përforcuar veriore deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një, ndërsa ajo e ditës deri në shtatë gradë Celsius.
Të enjten dhe të premten do të jetë mot me diell me rritje të temperaturave gjatë ditës, veçmas të premten kur në një pjesë të madhe të vendit vlerat maksimale do të arrijnë mes 15 dhe 20 gradë. Rritje e sërishme e vranësirave me kushte për shi të dobët lokal pritet të shtunën. (koha.mk)