Shkup, 3 mars – Moti në vend do të jetë me diell dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në një gradë, ndërsa ajo ditore prej dymbëdhjetë gradë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie në -2, ndërsa temperaturat ditore do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius.
Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të bien nën zero, derisa temperaturat ditore do të rriten. Nga e premtja do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në ditët e fundjavës do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut, borë në viset më të larta dhe ulje të temperaturave ditore