Shkup, 11 janar – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë dhe mesatar nga drejtimi verior. Paradite në pjesët perëndimore do të ketë kushte të dobëta për reshje të borës.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus nëntë deri në minus dy, ndërsa ajo e ditës nga minus katër deri në tre gradë Celsius.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare dhe erë të lehtë dhe mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në minus shtatë, ndërsa ajo e ditës deri në një gradë.
Prej nesër deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta dhe kushte për mjegulla në lugina. Të hënën gjatë ditës do të ketë reshje të reja të borës me intensitet të dobët deri në mesatar.