Moti sot në vend do të jetë me diell i shoqëruar me vranësira të pakta. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë në drejtimin verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 19 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 27 deri 36 gradë Celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira mesatare.