Shkup, 2 prill – Paradite ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri e përforcuar mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 7 deri në 2, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në 10 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 7 gradë.
Deri të shtunën temperaturat e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të bien nën zero, por pritet në disa vende të mbetet mbulesa e borës. Gjatë fundjavës do të ketë shi lokal. (koha.mk)