Shkup, 28 dhjetor – Moti gjatë natës dhe herët në mëngjes ishte me vranësira të ndryshueshme, me reshje të dëborës në pjesët veriore dhe veriperëndimore. Fryente erë e dobët, ndërsa në pjesët verilindore erë mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me dëborë të përkohshme në vendet më të larta dhe në pjesët malore, ndërsa kushte për borë të dobët do të ketë edhe në disa vende më të ulëta. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus shtatë deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri në nëntë gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me temperaturë të mëngjesit deri në minus 1, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri në pesë gradë. (koha.mk)