Shkup, 6 mars – Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatarë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, pwrcjellw gazeta KOHA.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup moti i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. temperatura maksimale do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe në shumë vende do të tejkalojë 20 gradë Celsius.(koha.mk)