Moti nesër

Shkup, 19 qershor – Moti sot paradite me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga orët e mesditës vranësirat do të rriten dhe do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë paraqitje të motit të ligë me reshje të mëdha, erë të fuqishme dhe paraqitje të bubullimave. Temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri 33 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të paraqitje të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të arrij deri 17 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 30 gradë Celsius.

Deri të enjten në orët e pasdites do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me paraqitje të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar. Lokalisht do të ketë paraqitje të motit të ligë me reshje më të mëdha, erë e fuqishme dhe paraqitje të breshëri. Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotëroj mot i ngrohtë dhe me diell, por do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të hënën pritet moti të jetë më i freskët, me reshje dhe erë kohë pas kohe të përforcuar veriore.