Shkup, 17 shtator – Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe kryesisht me erë të lehtë juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 32 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë juglindore. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 29 gradë Celsius.
Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm, të thatë dhe të ngrohtë. Nesër në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare.