Shkup, 20 dhjetor – Moti në vend paradite nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe shi më të lehtë kryesisht në pjesët perëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej zero deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut.Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 10 gradë Celsius. (koha.mk)