Shkup, 28 qershor – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, do të ketë vranësira lokale, të përcjellura me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 20 gradë Celsius.
UV-indeksi do të jetë 8
Në Shkup mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë vranësira lokale, të përcjellura me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 34 gradë Celsius.
Prej ditës së hënë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura të ditës, të cilat gjithkund do të jenë mbi 30 gradë Ceslius. Temperatura maksimale ditore do të arrijë deri 39 gradë Celsius.