Moti në ditët në vijim

32

Shkup, 4 maj – Moti në Maqedoni nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa rreth mesditës dhe pasdites i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokale pritet të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, shkarkime elektrike, erë e përforcuar dhe paraqitje e mundshme të breshrit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës preh 23 deri 30 gradë. Indeksi UV do të arrijë gjashtë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite mot i paqëndrueshëm me shit të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri 29 gradë.

Në ditët në vijim vazhdon periudha me vranësira të ndryshueshme dhe mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal të shiut, bubullima dhe errë e përforcuar, veçanërisht në orët e pasdites. Mot të shprehur të paqëndrueshëm do të ketë të dielën, ku lokalisht sërish do të ketë paraqitje të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv, shkarkime elektrike, erë e përforcuar dhe paraqitje e mundshme e breshrit.

Comments are closed.