Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite në pjesët veriore do të ketë të reshura të dobëta të shiut, ndërsa në male borë e dobët. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tre deri katër, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 21 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 17 gradë Celsius. Nga dita e hënë nën ndikim të rrymës ajrore jugore do të mbisundojë mot stabil, i thatë dhe i ngrohtë me rritje të temperaturave të mëngjesit dhe të ditës.