Shkup, 24 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare deri të mëdha me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri katër gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëviz prej nëntë deri 14 gradë.
Në Shkup mot me vranësira me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri katër gradë, ndërsa temperatura e ditës deri dhjetë gradë.
Nga e diela vijon periudhë e motit kryesisht të vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në pjesë perëndimore do të jenë më të mëdha. Nga e mërkura do të ketë edhe ulje të temperaturave.