Shkup, 9 dhjetor – Moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira lokale dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa. Pastaj do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe me reshje, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 5 deri në katër gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 8 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira lokale dhe me kushte të paraqitjes të mjegullës së mëngjesit nëpër fushëgropa. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus 1 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 12 gradë.
Nga nata e martë prej në perëndim do të fillojnë reshje të shiut, të cilat në pjesët malore do të jenë të dëborës. Nga dita e martë kah fundi i ditës në perëndim dhe veri shiu do të shndërrohet në dëborë dhe në vendet më të larta. Këto reshje përkohësisht do të jenë më intensive (mbi 25l/m2) veçanërisht në pjesët perëndimore dhe në jug.