Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtim i ndryshueshëm, ndërsa pasdite edhe në orët e mbrëmjes do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Vende-vende është e mundur paraqitje e motit të keq me reshje të mëdha vërshuese, erë e përforcuar dhe breshër. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 27 deri në 35 gradë kumtoi, DPHM. Në Shkup moti është me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite me reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima. Temperatura do të arrijë deri në 32 gradë.
Nesër do të mbajë mot i vranët jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me reshje të mëdha të shiut, vetëtima, erë e fuqishme dhe breshër. Pritet që në disa vende të reshin mbi 35l/m2 shi. Edhe të dielën pasdite në më shumë vende do të jetë jostabil me reshje të shiut dhe bubullima, ndërsa në ditët e para nga java e ardhshme në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit, e cila më shumë do të jetë e përfaqësuar në rajonet malore.