Moti me vranësira dhe reshje të shiut

Shkup, 15 gusht – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje lokale të shiut dhe bubullima, kryesisht në pjesët jugore. Do të mbizotëroj mot shumë më i freskët dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëviz prej 22 deri 33 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fyejë erë mesatare deri e përforcuar veriore. UV=7.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore deri 28 gradë Celsius.

Të premten akoma do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Nga e shtuna pason periudha e motit stabil, me ngritje graduale të temperaturave.