Shkup, 10 dhjetor – Moti në Maqedoni para dite do të jetë i vranët me reshje të cilat për shkak zbritjes së ajrit të ftohtë nga veriu në disa vende do të jenë shiut dhe borës. Në vendet më të larta reshjet do të jenë të borës, ndërsa në male do të formohet shtresë e dëborës.
Temperatura minimale do të lëviz prej minus dy deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri 10 gradë.
Gjatë dy ditëve në vijim do të mbizotërojë mot më i ftohtë dhe i thatë, ndërsa reshje të reja të borës do të ketë të enjten. Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri minus 10 gradë.