Shkup, 13 dhjetor – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira, me të reshura të përkohshme të shiut dhe borë me intensitet të dobët. Pasdite dhe gjatë natës të reshurat do të jenë të borës dhe më shumë do të bijnë në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus nëntë deri minus dy, ndërsa ajo e ditës prej minus tre deri gjashtë gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira, me të reshura të dobëta të shiut dhe borë.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri dy gradë Celsius.