Shkup, 14 mars – Moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në male borë. Reshje të shiut më shumë do të ketë në pjesët jugperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej dy deri 10 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri një gradë, ndërsa ajo e ditës deri tetë gradë.
Pastaj vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me rritje të temperaturës ditore, e cila nga e diela do të kalojnë mbi 20 gradë Celsius. (koha.mk)