Shkup, 3 janar – Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje të borës, veçanërisht paradite, edhe atë më shumë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Nga DPHM informojnë se do të fryjë erë e fortë veriore më e theksuar përgjatë rajonit të Povardaries, për çka do të ketë kushte për paraqitjen e reshjeve të borës.
Temperaturat do të lëvizin prej -9 deri në 1 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura do të jetë prej -1 deri në 1 gradë. Në ditët në vazhdim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me temperatura shumë të ulëta të mëngjesit dhe me reshje të dobëta lokale të borës.