Shkup, 2 janar – Nën ndikimin e valës së ftohtë dhe të lagësht sot pasdite, gjatë natës, si dhe të enjten do të ketë reshje të borës të cilat do të jenë më të mëdha në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Temperatura do të lëvizë prej minus 8 deri 9 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë prej -5 deri në 6 gradë Celsius.
Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe nesër. Do të formohet shtresë e dëborës, në perëndim dhe jug rreth 10 centimetra, nëpër male mbi 20 centimetra.
Në ditët në vijim mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me temperatura shumë të ulëta të mëngjesit dhe me reshje të dobëta lokale të borës. Mot me diell do të ketë të shtunën. Për shkak temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricës.