Shkup, 31 tetor- Temperatura nën zero sot në mëngjes janë regjistruar në disa vende në Maqedoni. Më ftohtë është në Berovë, ku janë matur minus gjashtë gradë, në Mavrovë dhe Llazaropole minus pesë, në Kriva Pallankë minus katër, ndërsa në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Strumicë minus tre gradë.
Nën zero është edhe në Krushevë, Dmeir Kapi, Dibër dhe Prilep.
Moti sot, sipas DPHM-së, do të jetë me diell dhe i freskët, me vranësira të vogla, kryesisht në jug të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, më e theksuar përgjatë rrjedhës së Vardarit.
Temperatura do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i freskët, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior dhe temperaturë deri 12 gradë.
Në ditët në vijim do të përqendrohet mot kryesisht me diell dhe i ftohtë, me temperatura të ulëta të cilat vende-vende do të zbresin nën zero. Të premten priten vranësira mesatare dhe temperaturat e mlngjesit do të jenë pak më të larta.
Fundjava do të fillojë me diell, ndërsa nga fundi vranësirat do të rriten.