Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Në orët e pasdites në pjesët veriore do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri në 35 gradë. UV-indeksi do të jetë 7.
Në Shkup paradite do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale, pasdite me kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 32 gradë.
Të dielën moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të ketë reshje lokale të shiut, erë mesatare dhe rënie të temperaturave për disa gradë.