Shkup, 24 prill – Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus 1 deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 20 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale edhe me erë të lehtë në drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Në ditët e ardhshme do të vijojë periudhë e motit të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë.