Shkup, 5 gusht – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore e cila gjatë rajonit të Vardarit do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 34 gradë UV indeksi 8.
Në Shkup mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura prej 16 deri në 31 gradë.
DPHM kumtoi se vijon periudhë e motit kryesisht me diell me rritje graduale të temperaturës. Temperatura më të larta ditore do të ketë kah mesi i javës së punës kur edhe vranësirat do të rriten në afat të shkurtër, ndërsa veçanërisht ngrohtë do të jetë në juglindje.