Shkup, 27 janar – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla. Në orët e mëngjesit nëpër disa fushëgropa do të ketë mjegull të dobët. Do të fryjë erë e dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus nëntë deri minus një, ndërsa ajo e ditës prej një deri nëntë gradë Celsius.
Në Shkup moti i ngjashëm me diell dhe vranësira të vogla. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull të dobët. Do të fryjë erë e dobët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri dy gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme do të mbisundojë mot me vranësira dhe me kushte për mjegull nëpër fushgropa. Të hënën nga fundi i ditës do të fillojnë të reshura të reja, të cilat në vendet më të ulëta do të jenë të shiut, e në male të borës dhe pritet të reshurat së pari të jenë me intensive në perëndim, e pastaj të përhapen gjithkund dhe të zgjasin edhe të martën, kur do të jenë më intensive edhe në juglindje dhe lindje. (koha.mk)