Shkup, 16 mars – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri 21 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrij deri zero, ndërsa ajo e ditës deri 19 gradë.
Vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me rritje të temperaturave ditore, të cilat prej të dielës në shumë vende do të tejkalojnë 20 gradë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë pozitive.