Shkup, 12 dhjetor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale dhe ftohtë.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tre deri në minus 10, ndërsa ajo e ditës prej një deri në nëntë gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe ftohtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në pesë gradë.
Të enjten pasdite dhe të premten do të ketë reshje të kohëpaskohshme kryesisht të borës dhe në disa vende do të formohet shtresë e re e borës. Gjatë fundjavës, moti do të jetë i vranët me shi të kohëpaskohshëm lokal në vendet më të ulëta, ndërsa në malet me reshje të borës. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës.