Shkup, 17 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatare, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore, ndërsa në zonat më të larta malore dëborë. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej zero deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë Celsius.
Të dielën reshjet e shiut do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore. Në zonat malore dhe në disa vende më të larta do të formohet shtresë e dëborës. Valë e re e lagësht me reshje më të rrëmbyeshme kryesisht të shiut pritet të martën.