Moti me diell dhe vranësira lokale

15

Shkup, 5 tetor – Në mëngjes freskët, ndërsa gjatë ditës m diell me vranësira të vogla lokale në pjesët jugore dhe me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej një deri në 10, ndërsa ajo maksimalja prej 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë.

Nga e mërkura vijon periudhë e motit kryesisht të vranët, gjatë ditës dukshëm më freskët, me reshje të shiut me intensitet të ndryshuar. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme të enjten, veçanërisht në pjesë perëndimore dhe jugperëndimore. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi juglindor.