Shkup, 11 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, nëpër disa fushëgropa me paraqitje të mjegullës në mëngjes. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës nga 13 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 18 gradë.
Do të vazhdojë periudha e motit stabil me paraqitje të mjegullës së mëngjesit diku nëpër fushëgropa. Nesër nga pasditja do të mbizotërojë mot me diell. Deri nga mesi i javës temperatura do të tejkalojë 20 gradë, ndërsa nga e mërkura do të fillojë të fryjë erë veriore e cila do të shkaktojë rënie graduale të temperaturave të ditës.