Shkup, 29 korrik – Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 23 ndërsa ajo maksimale prej 34 deri 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të jetë 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.
Do të vazhdojë periudha e motit shumë të nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura e larta. Në disa vende përgjatë Vardarit temperatura do ta kalojë shkallën 40. Të hënën do të fryjë erë e përforcuar kryesisht veriore e cila do të shkaktojë rënie të lehtë të temperaturave më shumë në pjesët veriore të vendit.