Shkup, 13 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell. Në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej minus pesë deri dy, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 21 celsius.
Në Shkup mot me diell, me erë të lehtë nga drejtimi lindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 17 celsius. Nga e mërkura do të fillojë të fryjë erë nga drejtimi verior që do të sjellë deri në pastrimin e ajrit dhe do të sjellë rënien e temperaturës ditore.