Shkup, 27 nëntor – Moti në vend gjatë ditës do të jetë me diell, me erë të lehtë në drejtim të ndryshueshëm. Në orët e mëngjesit dhe në orët e paradites në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 9 deri në 2, ndërsa ajo e ditës nga 10 deri në 18 gradë.
Në Shkup, paradite me mjegull, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 6 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë.
Të shtunën vranësirat do të rriten, ndërsa të dielën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Në male dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë me borë. Temperaturat ditore do të jenë në rënie.