Moti me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 36 gradë Celsius

Shkup, 21 qershor – Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në pjesët veriore pasdite dhe në mbrëmje do të ketë jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa gjatë Vardarit herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 9 deri në 17, maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë, ndërsa indeksi UV 9.

Siç kumtoi DPHM, në Shkup me diell dhe ngrohtë, pasdite me zhvillim mesatar të vranësirave jostabile. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 34 gradë.