Shkup, 22 qershor – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitjen e izoluar të shiut afatshkurtër dhe vetëtimave të rralla.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej 12 deri më 21 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 26 deri në 37. Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të jetë 16 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.