Shkup, 9 qershor – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme deri në mesatare. Do të fryjë erë e përforcuar deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të përkohshëm dhe bubullimave.
Temperaturat minimale do të sillen prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme deri në mesatare, herë- herë me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura do të sillet prej 15 deri në 32 gradë Celsius.
Në ndikimin e masës së ngrohtë ajrore nga jugu edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë periudha e motit të ngrohtë, ndërsa mot i ngrohtë na pret edhe në mesin e javës së ardhshme. Lokalisht në orët e pasdites do të ketë shi të përkohshëm me bubullima dhe kushte të izoluara të paraqitjes së breshrit.