Shkup, 14 tetor – Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare në orët e paradites dhe kryesisht në rajonet malore. Do të fryjë erë mesatare deri në të fuqishme në jugperëndim.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 3 deri në 11, ndërsa e ditës nga 17 deri në 24 gradë.
Në Shkup, mot i kthjellët me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare në jugperëndim që do të intensifikohet për një kohë të shkurtër. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri 21 gradë.
Deri të enjten paradite do të ketë stabilizim afatshkurtër të motit. Nën ndikimin e një vale të re të lagësht nga e enjtja gjatë ditës, do të ketë përsëri reshje shiu, të cilat në disa vende do të jetë më të forta. Reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë natës dhe të premten gjatë ditës.