Shkup, 7 dhjetor – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare dhe me kushte për erë të dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në minus tre, ndërsa e ditës prej katër deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus gjashtë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.
Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt së dielës do të ketë reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në rajonet perëndimore. Në male reshjet do të jenë të borës.
Të dielën gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Reshje të reja priten gjatë natës dhe të hënën kur në male dhe në viset më të larta do të jenë të borës, ndërsa në disa vise më të ulëta të shiut dhe të borës.