Shkup, 15 prill – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende, veçanërisht në pjesët jugore reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Nga fundi i ditës do të ndalojnë.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Të martën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa më pas kushtet për mot jostabil do të ulen. Gjatë javës së ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta.