Sot në Maqedoni moti do të jetë i ngrohtë dhe me diell. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa në vendet malore mund të ketë reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 14 deri më 23 ndërsa ato ditore pritet të lëvizin prej 25 deri 33 gradë Celcius. Indeksi i rrezeve UV do të jetë 8. Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 33 gradë Celcius.