Shkup, 11 dhjetor – Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të vogla të borës. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tetë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus dy deri gjashtë gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare me erë të lehtë veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tre, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në katër gradë.
Të mërkurën do të ketë mot stabil me temperatura të ulëta, ndërsa të enjten në disa vende do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet të ulët dhe mesatar. Të premten dhe të shtunën nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës.